Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit

Ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit, Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, hapi dyert në skenën e re “arTurbina”. Për një javë rresht, nga datat 23-30 Shtator,  do të ngjiten në skenë 14 trupa teatrale nga të gjitha trevat shqiptare.

Dizajni dhe krijimi i imazhit të festivalit nga Iceberg Communication.

Përveçse një homazh për një traditë të humbur, ku deri në vitet 90’ aktori Vangjush Furxhi organizonte në Tiranë Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, imazhi i festivalit komunikon perspektivën e teatrit shqiptar në shekullin XXI  duke vënë theksin tek kontributi dhe sensibilizimi i një jete më të kultivuar artistike të komunitetit në tërësi.