Mobile Couture: Stilistja franceze krijon koleksionin e parë në botë të modës të prodhuar nga një telefon inteligjent

Aurélie Fontan, stilistja fashoniste fituese e shumë çmimeve, arriti të renditej në majat e pasarelave duke krijuar koleksionin e parë në botë capsule couture të stiluar dhe prodhuar me një telefon inteligjent.

Në partneritet me Samsung, Aurélie ia doli të prodhonte koleksionin e parë në botë ‘Mobile Couture’ vetëm duke përdorur shtatë hapat madhor të stilimit me Galaxy Note9.

Përmes celularit të saj, arriti të modelonte skicat, të komunikonte në internet me instrumentet e reja të prodhimit, të printonte forma tredimensionale dhe të përcaktonte në distancë ngjyrat e kampioneve të pëlhurave për këtë koleksion krejtësisht të pazakontë.  Po ashtu, në mënyrë unike, Aurélie arriti të përshpejtonte të gjithë procesin e shumëfishimit dhe zhvillimit vetëm duke sinkronizuar shumë lehtë aplikacionet me furnitorët, si dhe duke pasur mundësinë të lidhej me ta apo të stilonte modelet kudo që ndodhej.

Vendosja si prioritet e dizajnit progresiv, pjesët e Mobile Couture ofrojnë një alternativë superiore në drejtim të përqafimit të modës së shpejtë, duke maksimizuar kapacitetet dhe potencialin e teknologjisë celulare dhe dixhitale. Tekstura finale përbëhet nga një përzierje e lëkurës së riciklueshme dhe formave plastike të biodegradueshme 3 dimensionale, me të gjithë procesin e dizajnit deri tek artikujt e përfunduar brenda gjashtë javësh.

S Pen i Note9 super i fuqishëm, i dha saktësi dhe kontroll në skicim, ndërsa kapacitetet superiore të përpunimit dhe të ruajtjes mundësuan lidhjen e drejtpërdrejtë me mjete të fuqishme të teknologjisë për rritjen e shpejtësisë, editimit në kohë reale dhe inovacionit të fazës së zhvillimit deri në gjenerimin e produktit final – të gjitha nëpërmjet një pajisje që mbahet në xhep. Një shembull i mirë është se Note9 ishte faktor thelbësor në përshpejtimin e procesit të shumëfishimit me 40% dhe ky koleksion u stilua vetëm në tetë ditë, krahasuar me 14 ditë kohë që zgjat zakonisht.

Si u përdor Galaxy Note 9?

Një burim frymëzimi

  • Kamera dhe sigla S Pen u përdorën për të nxjerrë, për të theksuar dhe frymëzuar koleksionin e skicave dixhitale të Aurélie

  • Me baterinë që zgjat aq gjatë dhe kapacitetin e madh të memories, Aurélie mund të aksesojë, të shtojë dhe të punojë me skicat e saj digjitale kur është në lëvizje, kurdo që të ndihet e frymëzuar.

Krijimi i skicave të dizajnit, modeleve dhe formave

  • Forma e teksturës, dizajni i pëlhurës dhe kapëset fiksuese u vizatuan me stilolapsin S Pen me majë fine, njëlloj sikur të përdorej laps dhe letër, në ekranin e madh 16.25 inç të Note 9.

Prodhimi i kapëseve të testurave me printim 3 dimensional

  • Skicimet e ndërlikuara të teksturave u rikonceptuan në një aplikacion të quajtur OnShape * për të krijuar dizajne digjitale të përshtatshme për printimin 3D.

  • Këto skedarë mund të dërgohen direkt nga telefoni tek printeri 3D Ultimaker. Në këtë fazë praktikisht do të hynte në punë një kompjuter

  • Ky proces printimi 3 dimensional u monitorua në kohë reale në aparatin celular, duke i dhënë mundësinë Aurélie  të editojë në kohë reale sipas nevojave.

Kontrolli i Dizajnit me lidhje wireless

  • Dizajni i modelit të pëlhurës u dërgua me wireless në Joto X – një pajisje robot për vizatimin dixhital që transferoi dizajnin kompleks mbi bazën e lëkurës të teksturës së jashtme.

Pamja finale

  • Kapëset e printuara 3 dimensionale u përdorën për qepjen e modelit të lëkurës bashkë me teksturat finale.

  • Më pas, Aurélie krijoi një katalog digjital ideal duke përdorur S Pen që aktivizohet me Bluetooth për të përdorur imazhet pa qenë nevoja të prekë me dorë celularin, duke i pasur duart e lira për të bërë rregullimet e fundit të fotove dhe për të gjeneruar foto të përkryera dhe të kontrolluara.

  • Për ta bërë edhe më të lehtë, opsioni i kamerës inteligjente Flaw Detection sinjalizonte për çdo pasaktësi të imazheve para se ato të shkrepeshin.

Aurélie Fontan u shpreh: “Si dikush, kreativiteti i të cilës frymëzohet nga potenciali i teknologjisë dhe shkencës, ishte vërtet interesante për mua që të zbuloja se ekzistonte një telefon inteligjent që në të vërtetë kishte aftësitë për të kontrolluar dhe zotëruar të gjithë procesin e prodhimit të një koleksioni të tërë.  Idetë e mia janë ambicioze dhe synojnë të sfidojnë proceset tradicionale kështu që, si një stiliste e re, ishte kaq çliruese të shihja materializimin e frytshëm të ideve nëpërmjet një pajisje të cilën e mbaj gjithmonë në dorë.”

“Kur pamë veprën e Aurélie, e kuptuam që mishëronte klientët tanë të Note.  Arsyeja pas besnikërisë së tyre të palëkundur është se është dizajnuar pikërisht për një nivel të caktuar performance dhe për potencialin që u nevojitet njerëzve që janë gjithë kohës duke vrapuar”, – u shpreh Suzanë Smith, Drejtore e Marketingut të Samsung Electronic për Evropën. “Ky koleksion do të shfaqet i kompletuar dhe ne e çmojmë si standard të artë për të dëshmuar se telefonat inteligjent Samsung munden vërtet të suksesojnë në duart e njerëzve ambicioz dhe kreativ.”

*OnShape është i disponueshëm vetëm në pajisjet Android