Nëse festat e Dhjetorit janë periudha e preferuar e vitit atëherë do keni kënaqësinë të eksperimentoni me dekoret dhe dritat sipas trendeve më te fundit.

Për shumë specialistë dekoresh trendi i këtij viti do të jetë padyshim “pema ylber”.

Kalimi nëpër spektrin e ngjyrave në pemën tuaj nga lart poshtë, është mënyra perfekte për të krijuar një kënd të jashtëzakonshëm në shtëpinë tuaj.

Trendi vjen nga mediat sociale si Instagrami dhe Pinteresti, ku një post me kaq shumë ngjyra do të thotë atomatikisht edhe më shumë pëlqime!

Nese dëshironi të kapni imagjinatën e vërtetë të festave këtë vit është momenti të krijojni diçka ndryshe për sytë tuaj dhe pse jo  edhe për miqtë në platformat sociale.