Samsung dominon IFA 2019 me Galaxy Fold, linjën inovative BESPOKE dhe shumë të tjera

Samsung vjen me lajme fantastike nga IFA, panairi më i madh në botë i pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiakeve, i mbajtur në Berlin. 

Samsung festoi 50 vjet projektim të së ardhmes tuaj, duke prezantuar një gamë të gjerë të produkteve inteligjente dhe të ndërlidhura, të projektuara për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës gjithmonë në evolim. Me lançimin e QLED 8K 55-inç të ri, linjës së re BESPOKE të frigoriferëve të personalizuar e shumë elektroshtëpiakeve të tjera inovative, si dhe me zgjerimin e ekosistemit Galaxy me Galaxy A90 5G dhe Galaxy Watch Active2, Samsung prezantoi vizionin e kompanisë të përqendruar tek inovacioni, ndërlidhja dhe e ardhmja.

Më në fund mbërriti Galaxy Fold – risia më e fundit e Samsung – që përkufizon kategorinë, frymëzon përvoja të reja telefonike me UX të personalizuar, lëvizsshmëri dhe multitasking të fuqishëm. Tani, me opsionin 5G, konsumatorët do të jenë në gjendje të shpalosin të ardhmen me shpejtësinë më të fuqishme të rrjetit në dispozicion! Revolucionari Galaxy Fold është rafinuar në maksimum për të transformuar telefoninë dhe për të çelur mundësi të pafundme për përdoruesit.

Iceberg Communication ka filluar bashkëpunimin me Samsung në fushën e marrëdhënieve me publikun nga korriku i vitit 2018.

0 Comments

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *