Me mbështetjen e Qendrës Kombëtare e Kinematografisë, BFM 2018 mblodhi për pesë ditë me rradhë profesionistë të sektorit audiovizual nga Evropa dhe vendet e Ballkanit për të ndarë experiencën dhe krijuar bashkëpunime në rajonin tonë.

BFM 2018 është konceptuar si një event unik me tre elementë kryesorë të integruar; edukim, zhvillim dhe bashkëpunim me një qëllim të qartë rritjen e bashkëprodhimit dhe distribucionit kinematografik jo vetëm në Shqipëri por dhe në rajon.

PITCH BALKAN, si eventi kryesor u  zhvillua me datë 5 tetor dhe fituesit u shpallën në ceremoninë e dhënies së cmimeve , në mbrëmjen e datës 6 tetor.  Ashtu si dhe vitin e kaluar në BFM  morrën pjesë disa nga personalitetet më të rëndësishme të filmit në Europë, si Andras Muhi – i nominuar për çmimin Oscar 2018 apo Andrea Magnani për David di Donatello 2018 por edhe kompani të mëdha si Wild Bunch, Fandango, Intramovies, Heretic apo Tempesta.