Iceberg Communication dhe  Qendra Kombëtare e Kinematografisë (QKK) rikthyen BALKAN FILM MARKET në edicionin e tij të dytë, me një vizion edhe më ambicioz në organizim dhe në përmbushjen e qëllimeve kryesore te kësaj platforme komunikimi mes profesionistëve audiovizualë.

Për pesë ditë me radhë BALKAN FILM MARKET shërbeu për të sjellë më pranë profesionistë të botës së filmit nga Europa dhe Ballkani për të ndarë historitë, për të nxitur marrëdhëniet profesionale dhe për të zhvilluar edhe më tej përpjekjet marketing për prodhimeve vendore kinematografike.

BALKAN FILM MARKET mblodhi për të dytin vit radhazi producente dhe kineastë nga gjithë Ballkani të cilët po mësojnë si  të vendosin kontaktet e duhura dhe te orientohen për gjetjen e bashkëproducenteve që është edhe çelesi kryesor  për të patur akses në fondet europiane të filmit.

Ashtu si dhe vitin e kaluar në BFM  nuk munguan disa nga personalitetet më të rëndësishme të filmit në Europë, si Andras Muhi – i nominuar për çmimin Oscar 2018 apo Andrea Magnani për David di Donatello 2018 por edhe kompani të mëdha si Wild Bunch, Fandango, Intramovies, Heretic apo Tempesta.

PITCH BALKAN, si eventi kryesor u  zhvillua me datë 5 tetor dhe fituesit u shpallën në ceremoninë e dhënies së cmimeve , në mbrëmjen e datës 6 tetor.